“Në flakë për dy orë” Dalin detaje të tjera nga përplasja e trenave në Greqi: Shumica e viktimave janë..

106
0

Shokuese janë dëshmitë e pasagjerëve që dolën të gjallë nga vagonët e dëmtuar të trenit të pasagjerëve që u përplas herët në mëngjes me një tren tregtar në Tempi, Greqi.

Për mediat vendase pasagjerët kanë treguar se gjatë momentit të aksidentit dëgjonin të bërtitura, fëmijë që qanin dhe njerëz që kërkonin ndihmë.

Ata kanë treguar se vagonat u përmbysën dhe më pas u ëprfshinë nga zjarri. Mes frikës dhe thirrjeve për ndihmë, qytetarë kanë mundur të ndihmojnë dhe të dalin sa munden.

“Kam disa qepje në shpinë dhe jam me oksigjen si masë paraprake. Ishte shumë e papritur, ishte përplasje, u thyen xhamat, u përmbysëm. Unë isha ulur me një shokun tim, ai doli nga i pari dhe më çliroi edhe mua, kur ra zjarri u fshehëm nën vagon, nga treni komercial”, than jëri prej dëshmitarëve.

Ndërkohë, një nga efektivët e forcave të shpëtimit ka treguar se situata ishte tragjike, në momentin që ata mbërritën në vendin e ngjarjes panë njerëz të vdekur nëpër fusha, teksa më tej thekson se në tre fagonët e parë nuk kishte asnjë të gjallë.

“Situata ishte tragjike, pasi kishte shumë të vdekur. Ne gjetëm në fusha 4 deri në 5 persona që nuk ishin gjallë dhe në vagona, kryesisht në tre të parët, nuk kishte asnjë të gjallë”.

Ai shtoi se në mesin e të vdekurve ka fëmijë shumë të vegjël edhe studentë.

Në vagonët që ishin në flakë për gati dy orë, deri rreth orës 1 e gjysmë të mëngjesit të së mërkurës, sipas zyrtarëve të Zjarrfikësve, ishin zhvilluar temperatura që i kalonin 1200 gradë Celsius!

Pak para mesnatës Qendra Operative e Zjarrfikësve u njoftua për një aksident treni me zjarr në hyrje të Luginës së Tempes. Një tren tregtar dhe pasagjerësh që drejtonte linjën Athinë – Selanik u përplas.

Sipas mediave të huaja nga përditësimi i fundit mësohet se fatkeqësisht numi i viktimave është rritur, ku ka shkuar në 32, ndërsa 85 të tjerë janë të plagosur.

Menjehere mobilizua zjarrfikësja 40 zjarrfikës dhe 17 automjete. Në vendngjarje operon EKAV me 30 autoambulanca, duke vijuar punën e shpëtimit dhe mjekimit, ndërsa policia greke po ndihmon.

Të plagosurit u dërguan në Spitalin Universitar të Larisës dhe disa në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës dhe spitalin e Katerinis.

Treni i pasagjerëve IC 62, i cili ishte nisur nga Athina për në Selanik, mbante rreth 350 pasagjerë , njoftoi më herët kompania Hellenic Train, e cila shpjegoi se nga 430 personat që kishin hipur në të në Athinë, rreth 80 zbritën në Larisa. Sipas informacioneve, në trenin e mallrave ndodheshin tre persona.