“Na shikonin në dritë të syrit, na kerkonin..”/ Dëshmitë rrëqethëse të ekipit shqiptar që ndihmoi Turqinë pas tërmetit: Shpëtuam një 5-vjeçar por…

142
0

Disa prej anëtarëve të tre ekipeve që shkuan në Turqi për të ndihmuar në nxjerrjen e trupave të mbetur në rrënoja kanë dhënë dëshminë e tyre.

Në një video të publikuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Pleshi, anëtarë të forcave të armatosura tregojnë se sa tronditëse ishte situata në zonën e goditur nga tërmeti, ndërsa shtojnë se banorët kërtkonin shpresën, duke i parë ekipet e shpëtimit si shpëtimin e tyre. 

“Pamë ndërtesa të rëna në tokë, pamë njerëz të shokuar. Pamë njerëz civilë që kishin nevojë për ndihmë.

Unë mobilizova ekipin dhe rezultati i këtij operacioni ishte shpëtimi i një fëmije 5-vjeçar, megjithatë fatkeqësisht nxorëm dhe 3 persona të vdekur nga rrënojat.  

Situata ishte katastrofë. Mes godinave kishte njerëz që kërkonin shpresë dhe na shikonin në dritë të syrit sikur ne ishim shpëtimtarët e tyre.”- thuhet në video.