Mister në breg të detit, del sfera gjigante në sipërfaqe, habiten dhe policët (VIDEO)

984
0

Policia dhe banorët në një qytet bregdetar japonez kanë mbetur të hutuar, pasi një sferë gjigande prtej maetali në një plazh lokal.

Sfera misterioze, me përmasa rreth 1.5 metra në diametër, u gjet në plazhin Enshu në qytetin Hamamatsu në bregun e Paqësorit të vendit, thanë mediat lokale. Fillimisht u aludua se mund të ishte një bombë, por kjo ide u hodh poshtë pasi ekspertët përdorën teknologjinë me rreze X për të ekzaminuar brendësinë e objektit dhe zbuluan se ai ishte i zbrazët. Po ashtu nuk ka as indikacione se ajo ishte e përfshirë në spiunazh nga Koreja e Veriut apo Kina.

Kishte sugjerime se i ngjante diçkaje nga seriali i njohur manga Dragon Ball, ndërsa të tjerë besonin se ishte një UFO që kishte rënë nga qielli.

Pamjet televizive të objektit nxitën spekulime në mediat sociale, pasi Japonia tha se “dyshonte fuqishëm” disa balona spiunësh kinezë ishin parë mbi territorin e saj vitet e fundit.