Habit Ardit Gjebrea vishet si punonjës kanalizimesh dhe hyn në pusetë

150
0

Ardit Gjebrea, moderatori  i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan iu bashkua skuadrës së punonjësve  të kanalizimeve në rubrikën “Pak vëmendje”. Pasi dëgjoi sfidat e tyre të përditshme, ‘zhytjen’ në pusetat e thella, përballjen me aromat e pakëndshme dhe mbeturinat e të gjitha llojeve, Gjebrea vendosi të zbriste vetë në pusetë.

Dy punonjësit, Petriti dhe Zeqiri i dhanë veshjet e nevojshme, kokoren, e siguruan me rripa sipas protokollit dhe e lejuan që të zbriste. E para gjë që moderatori vuri re teksa hyri në hapësirën e ngushtë, ishte aroma e tmerrshme.

Me humor, punonjësit treguan se kanë punuar edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, ku shpesh qytetarët iu thoshin se do sëmureshin. Por prej këtyre kushteve ekstreme që ata hasin çdo ditë, ata thonë se nuk janë sëmurur nga Covid-19 për shkak të forcimit të imunitetit.