E RËNDË në Tiranë/ Nje grua hidhet nga ura, DETAJET e para

148
0

Pak më parë, një grua ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur nga ura e Institutit. Lidhur me ngjarjen ka reaguar policia e cila njofton se gruaja është identifikuar si shtetasja me iniciale Xh. I., 58 vjeçe.

Sipas policisë, gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

“Më datë 12.02.2023, rreth orës 11:10, te Ura e Insitutit është vetëhedhur shtetasja Xh. I., 58 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.