Shkoi për pushime në Brezovicë, shqiptarit i ndodh e papritura

96
0

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Qendrën e Skijimit në Shtërpcë.

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar policinë se i janë vjedhur para nga vetura e tij.

Deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë rast, ndërsa policia thotë se po vijon hetimet.

“VJEDHJA E RËNDË / Qendra e Skijimit, Shtërpcë 28.01.2023 – 17:30. Viktima mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se nga vetura e tij me targa të Shqipërisë i janë vjedhur para, të cilat i kishte pas në një çantë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar qe rasti të hetohet”, bën me dije policia e Kosovës.