Ngjarja në Gramsh/ Dalin fotot, kush është autori dhe viktima e krimit

368
0

Një krim i rëndë në familje ndodhi pasditen e së premtes në fshatin tTrvol të Gramshit.

Shtetasi Xhevit Sinani, 75 vjeç ka vrarë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani. Policia ka vënë në pranga autorin pak momente pas krimit të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, gazetari i Euronews Albania, Renato Tafani raportoi se autori i krimit, pas ngjarjes ka telefonuar fëmijët, të cilëve u ka thënë se ka vrarë nënën e tyre dhe vëllanë e tij.

Mësohet se autori dy vitet e fundit ka shfaqur probleme mendore, por jo sjellje agresive.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.