5 shenja që tregojnë nëse keni kimi me partnerin që në takimet e para

213
0

Kur flasim për takime, një element që të gjithë e kërkojnë që në fillim është kimia. Ky është “përbërësi” që do të bëjë që një bisedë të rrjedhë më lehtë dhe do të krijojë rehati mes jush. Ndonjëherë është e lehtë të dallosh nëse ka kimi me një person apo jo. Megjithatë, sipas ekspertëve, ka edhe disa shenja “të fshehura” që vërtetojnë se mes jush ka kimi që në takimin e parë.

Ju fokusoheni te bashkëbiseduesi

Kur ju jeni jashtë me miqtë sa herë e shikoni telefonin ose shpërqendroheni nga ajo që po ndodh përreth jush? Nëse kur ndodheni në takimin tuaj të parë, ju jeni të fokusuar dhe nuk e prekni telefonin  tuaj atëhere kjo ëshstë diçka pozitive. “Shenja më e madhe e kimisë mes dy njerëzve është t’i kushtoni atyre vëmëndje”, thotë psikologia Amelia Alvin.

Koha fluturon shpejt

Kur jeni diku dhe jeni të mërzitur ose nuk jeni të interesuar për atë që po ndodh, koha duket se ndalet. Megjithatë, nëse pranë jush ka një person me të cilin ndiheni mirë, atëherë koha “fluturon”. “Të kesh një bisedë të këndshme dhe të kesh një lidhje të bukur me personin tjetër bën që gjithçka të duket si asgjë, madje edhe koha”, pohon Diana Venckunaite, trajnere e certifikuar e marrëdhënieve. “Ju tërhiqeni nga lehtësia me të cilën mund të flisni me njëri-tjetrin dhe harroni kohën. Ju dëshironi të mësoni më shumë për bashkëbiseduesin tuaj dhe ta njihni më mirë atë”.

Ju vëreni gjërat e vogla

“Kur kujdeseni për një person, vini re edhe ndryshimet më të vogla që ai mund të bëjë. Ju shikoni atë që të tjerët nuk e shohin. Nga mënyra se si i ka flokët e deri tek mënyra se si i lëviz duart. Asgjë nuk ju shpëton dhe kjo do të thotë se kimia që keni mes jush ju bën të vini re gjëra që të tjerët i shpërfillin, për ta njohur më mirë këtë person”, thotë Holly Schiff, psikologe klinike.

Buzëqesh gjatë gjithë kohës

Nëse jeni duke qeshur kur jeni bashkë, atëherë keni një fillim shumë të mirë. “Kur jeni rreth partnerit tuaj, të qeshurit është kritike për një marrëdhënie harmonike. Të kesh të njëjtin sens humori tregon se mendon në mënyrë të ngjashme dhe se mund të bini dakord në fusha të tjera të jetës. Kjo tregon se ju mund të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit pa bërë shumë përpjekje ”, thotë terapistja e seksit Susan Trombetti.

Ndihesh rehat

Shenja më e qartë ndonjëherë mund të kalojë pa u vënë re. Të kesh kimi me dikë nuk do të thotë që zemra të rreh shpejt. Siç theksoi Dr. Annie Hsueh, psikologe klinike e specializuar në marrëdhëniet në çift, “Disa njerëz mendojnë se dashuria me shikim të parë është kimia që nevojitet. Megjithatë, të ndihesh rehat është një tregues më i mirë i kimisë mes dy njerëzve. Mund të mos jetë aq emocionuese dhe freskuese, por është fillimi i ndërtimit të një themeli të fortë në një marrëdhënie”.