E papritur! Një nga banoret del nga shtepia e ‘Big Brother VIP’. Çfarë ndodhi?

228
0

Një nga banoret e Big Brother VIP, Nita, është detyruar që të lërë shtëpinë për pak kohë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ajo ka zbuluar se ka vuajtur më parë nga tumori në gji, e ndërsa ka kaluar më shumë se një vit, ajo ka zbuluar se ka ndjerë disa shqetësime.

Për pasojë ka lënë shtëpinë për të bërë një kontroll.

“Para një viti e gjysmë kam patur tumor në gji. Jam operuar dhe ka kaluar çdo gjë me sukses. Po në momentin qe kam hyrë këtu në shtepi ka disa ditë që kam patur disa shtrëngime, disa shqetësime disa dhimbje gjatë kohës që kam fjet, gjatë ditës dhe që Diola e ka vënë re dhe ka qënë e shqetësuar për këtë gjë.

Dua t’ju them që të mos ndejeni dhembshumir për mua. Unë jam shumë mirë prindrit e mi e dinë dhe u kam treguar të gjithëve. Për nja 4 minuta nuk do të jem me ju. E ndjeva obligim për t’ju thënë për të gjithë njerëzit që më kanë pytur çfarë ke dhe si ndihesha.