E RËNDË në Itali/ Humb jetën tragjikisht futbollisti shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Cagli, ndërsa viktima është identifikuar si Petrit Jashari 22 vjeç, i cili ka qenë edhe futbollist pasi ka luajtur me të rinjtë e Gubbio, Siena dhe Arezzo.

Mediat italiane raportojnë se për arsye ende të paqarta, i riu shqiptar ka humbur kontrollin e kamionit, me të cilin ai po udhëtonte drejt Cantianos.

Nga përplasja me barrierat mbrojtëse, i riu ka dalë nga kabina e makinës duke përfunduar në lumin Burano dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Jashari, me origjinë shqiptare, jetonte në Magione me familjen e tij. Ai njihej edhe si futbollist, pasi kishte luajtur si portier në radhët e të rinjve të Gubbio, Siena dhe Arezzo.

Policia po punon për zbardhjen e plote te rrethanave te aksidentit.

- Advertisement -

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.