Instituti i gjeoshkencave ka dhënë detaje zyrtare mbi lëkundjet sizmike që prekën vendin tonë këtë mbrëmje.
“Sot në datën 15/01/2023, ora 15:01 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra është lokalizuar 4 km në Jug Perendim të Klosit.
Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dëme”, njofton Instituti.