TRAGJIKE! Shkoi për tu bashkuar me fëmijët, ndërron jetë shqiptari në Itali (EMRI)

166
0

Një 58-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi u përplas nga njakinë teksa po kalonte rrugën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 19 dhjetor, ndërsa Zyhdi Hyka qëndroi më shumë se një javë i shtruar në spital, megjithatë 58-vjeçari nuk arriti t’ia dilte.

Hyka po kalonte në vijat e bardha kur u përplas nga një Audi Q3 qe drejtohej nga një 25-vjeçar nga Sassuolo. Prokuroria Publike e Modenës do të hapë një çështje penale ndaj drejtuesit të makinës.

58-vjeçari shqiptar kishte disa muaj që kishte migruar në Itali së bashku me gruan dhe ishte ribashkuar me 2 vajzat dhe djalin e tij që jetonin në Sassuolo prej më shumë se 15 vitesh.