Shtetet e Bashkuara të Amerikës i frikësohen një vale të re të Covid-19. Sipas ekspertëve amerikane shtimi i rasteve në Kinë mund të përkthehet në mutacione të reja.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price i ka bërë thirrje autoriteteve të tregohen të kujdesshëm pasi nëse një situatë e ndodh do të jetë një kërcënim i ri për vendin.
Gjatë ditëve të fundit janë raportuar një rritje drastike e numrit të së infektuarëve nga Covid-19. Ekspertët paralajmërojnë se kjo valë e re mund të ktheht në “makth global”, pasi virusi po përhapet me të njëjtën shpejtësi si në vitin 2019.
Një rrezik është se shpërthimi i Kinës do të gjenerojë variante të reja që kërcënojnë pjesën tjetër të botës. Është e pamundur të parashikohet, por variantet e mëparshme me një avantazh transmetimi janë përhapur mjaft shpejt. Miliona infeksione në Kinë rrisin shanset për një variant të ri në rritje.