Fitojnë 5 milionë lekë, çifti që jeton në azil përlot publikun

584
0

Ata ishin padyshim çifti më i veçantë që ka marrë pjesë në lojën e famshme “100 milionë” dhe nuk dolën aspak duarbosh.

Makbulja dhe Astriti, dy të moshuar kanë marrë pjesë në lojën “100 milionë” ku arritën të fitonin me anë të zgjuarsisë së tyre plot 5 milionë lekë të vjetra.

Këta dy të moshuar i fituan zemrën publikut me historinë e tyre pasi ata jetonin në “Shtëpinë e të moshuarëve”, në kushte aspak të mira.

Ajo që preku më shumë publikun ishte mesazhi që përcollën, paratë e fituara nuk do ti përdornin as për udhëtime as për rroba e të mira të tjera materiale, por do i investonin në godinën ku jetonin për të jetuar të lumtur deri në fund të jetës http://www.albeu.com/shqiperi/fitojne-5-milione-leke-cifti-qe-jeton-ne-azil-perlot-publikun/377011/