Personazhet publikë reagojnë pas incidentit në Për*puthen: ‘Sa turp! Kjo është fytyra e..

1055
0

Një situatë e rëndë ndodhi sot në “Përputhen”, ku teksa po debatonin me tone të larta dhe ofendime, Lea goditi me shuplakë Irisin. Kjo ka sjellë reagimin e disa personazheve publikë ndër to Aulona Musta, e cila ka postuar një status ku shprehet se kjo sjellje është e turpshme duke kritikuar ashpër dy vajzat.

“Sa turp! Sa turp! Sa tuuurp!! Dhe pastaj do kërkosh respekt dhe mirëkuptim nga partneri? Po kurrë nuk do ta arrish nëse nuk respekton veten dhe e trajton në mënyrën më të ulët e vulgare të mundshme. Si nuk dëgjova një herë të komunikojnë këto femra me argument, me qetësi, me respekt me njëra-tjetrën, por vetëm me ofendime, të shara, ulërima, me fjalorin dhe gjuhën më vulgare.

Kjo është fytyra e injorancës dhe vulgaritetit! Ky nuk është një episode në nerva e sipër, kjo është sjellje e vazhdueshme, e përhershme, ky është i vetmi komunikim që këto vajza njohin. Femra të paedukuara! Turp!”, shkruan Aulona.

Pjesë nga sherri mes tyre

Irisi-Donatos: Duket standarti, me femrat që del

Orsiola-Irisit: Ti nuk do tregosh standardet, se përderisa ka dalë me mua, jam pjesë e standarteve dhe të la ty aty, si plehrë.

Irisi: Moj, seriozisht e ke që më thua mua plehrë, moj e ke parë veten në pasqyrë moj seriozisht e ke kujt i thua plehrë. Surrati jot

Ule zërin

E ke parë ndodnjëherë veten në pasqyrë moj, kujt i thua plehrë

Ta tha ai

E provokove ti

Punën kryesore e kam me ty edhe me këtë plehrën tjetër. Ju të dyja jeni plehra (i drejtohet Orsiolës dhe Leas).

Lea: Kujt i drejtohesh ti ashtu (e kap nga krahu), më ke thënë budallaqe, më kë thënë plehrë.

Irisi: Punën e kam dhe me ty

Lea: Hë pra hajde

Irisi: Boll të kam duruar. (ngrihet dhe e qëllon).