E pazakonte/ Presidentit i “shpeton” në pantallona gjatë një ceremonie, Video ben xhiron e rrjetit

72
0

Një incident i pazakontë ka ndodhur me Presidentin e Sudanit të Jugut gjatë përurimit të një rruge atje, ku morën pjesë dhe zyrtarë të lartë.

Presidenti Salva Kiir Mayardit gjatë këndimit të himnit kombëtar ka urinuar aksidentalisht në pantallona dhe më pas video u bë virale gjithandej.

Mediet e huaja shkruajnë se me shumë gjasë 71 vjeçari, Salva Kiir Mayardit, vuan nga një infeksion i traktit urinar, i cili është i zakonshëm te meshkujt e kësaj moshe.

Por publikimi i pamjeve ka shkaktuar shumë polemika, ku disa mendojnë se nuk duheshin transmetuar, ndërsa kishte të tjerë të cilët mendonin se u bë gjëja e duhur, pasi presidenti nuk është i aftë fizikisht për të drejtuar vendin.