Rënie drastike në tregun valutor, dobësohen ndjeshëm Dollari, Euro dhe Paundi, ja sa kane shkuar sot

121
0

Dollari amerikan ka regjistruar një rënie shumë të fortë të kuotës nga dita e djeshme pasi ka humbur gati 2 pikë brenda natës teksa blihet sot me 107.4 lekë dhe shitet me 109 lekë por duke rikuperuar disi sot në mëngjes.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane gjithashtu ka shënuar zbritje të ndjeshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e martë është blerë sot me 114.3 lekë dhe është shitur me 115.3 lekë.

Franga zvicerane edhe ajo ka pësuar rënie të konsiderueshme përballë monedhës vendase teksa blihet sot me 115.1 lekë dhe shitet me 116 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi ka pasur edhe ai një rënie të vlerës duke u blerë sot me 132.4 lekë dhe duke u shitur me 133.8 lekë në raport me ditën e djeshme.