Java ka nisur me diell për Shqipërinë, por nuk do të mbarojë kështu. Madje, zona të caktuara të vendit shfaqen flokët e dëborës.
Sipas parashikimeve te motit, në fundjavë temperaturat e ajrit pritet të ulen ndjeshëm në të gjithë territorin e vendit. Meteorologu Akil Osmani, thotë se në zona malore pritet e reshje dëbore, ndërsa temperaturat mëngjesin e së shtunës do zbresin afër zeros.
“Fundjava e paqëndrueshme dhe temperatura shumë të ulëta do të përjetojë vendin ynë gjatë kësaj periudhe. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime në vijim duke bërë që të kemi reshje shiu në formën e rrebesheve në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore.
Reshjet e shiut do të jenë të konsiderueshme në orët e vona të mbrëmjes, por parashikohet që mëngjesi i ditës së shtunë të shfaqe flokët e dëborës, kryesisht më të dukshme do jenë në zonat verilindore dhe në skajin juglindor të territorit shqiptar. Qarqet, të cilat do preken nga reshjet e dëborës janë Kukësi, Peshkopia, Bajram Curri, Puka, pritet të ketë reshje dëbore në zonat malore.
Për sa ai përket ditës së diel do kemi përmirësime të dukshme të kushteve të motit duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësira. Dita e shtunë do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit si pasojë e masave ajrore të ftohta, të cilat po zbresin nga poli i veriut drejt rajonit të Ballkanit duke prekur edhe territorin shqiptar.
Do kemi temperatura, të cilat do të zbresin në orët e para të mëngjesit në 0 apo 1 gradë Celsius”, tha Osmani./17.11.23/