Balluku zbulon lajmin e rëndësishëm/ Merret vendimi: Në Shqipëri menjëherë do të..

53
0

Ministrja Belinda Balluku, së bashku me kryeministrin Edi Rama ndodhen sot për një vizitë në Azerbajxhan.

Balluku njoftoi se pas takimit me presidentin e Azerbajxhanit është vendosur hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku. Po ashtu është nënshkruar marrëveshja për projektin e gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur menjëherë me Korçën.

Gjatë vizitës zytare në Baku! Takim me Presidentin Aliev , Ministrin e Jashtëm Mammadov dhe Ministrin e Energjisë Shahbazov. – hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku – Projekti i gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur menjëherë me Korçën – Pjesëmarrja aktive e SOCAR në projektin e integruar rajonal të Vlorës , ishin vetëm tre nga prioritetet strategjike që u vendosën për të avancuar sa më parë. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit sot janë në nivelin më të lartë dhe premtues për bashkëpunimet e së ardhmes“, shkruan Balluku.