31-vjeçari Gert Shehu, i cili goditi me grusht gjatë protestës së djeshme, kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën i është komunikuar masa e arrestit në spital.
Klan News raporton se Gert Shehu nuk ka pranuar që të japë dëshmi rreth asaj që ka ndodhur ditën e djeshme gjatë zhvillimit të protestës së opozitës.
Gert Shehu, u shpëtoi nga duart bodyguardëve dhe arriti që të godiste me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa ky i fundit po marshonte për në bulevard.
Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh selinë e Partisë Demokratike me bulevardin Dëshmorët e Kombit. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e Berishës dhe simpatizantët të Partisë Demokratike, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 31-vjeçarit. Por gjatë këtij momenti ata ushtruan dhunë.
Më pas kreu i opozitës Sali Berisha edhe pse me shenja në fytyrë, vazhdoi rrugën drejt protestës aty ku mbajti edhe fjalim.