Elona tregon vështirësitë e jetesës pa prindër në Greqi në ’97-ën: Isha 14 vjece, shkoja në shkollë dhe në punë

447
0

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare në Tv Klan ka qenë Elona, e cila ka treguar  se është larguar me familjen e saj për në Greqi në moshë shumë të vogël në ’97-ën. Ajo ishte 14 vjeç, kurse vëllai 12.

Babai i saj nuk mundi të shkonte me ta sepse ishte ushtarak. Ajo tregon se u stabilizuan mjaft mirë, filluan një jetë të bukur, por nënës së tyre i duhej të kthehej në Shqipëri pasi kishte lënë vetëm bashkëshortin. Të dy motër e vëlla vazhduan shkollën dhe punën.

Elona: Vendosëm që do të vazhdonim jetën aty me gjithë tim vëlla. Shkonim në shkollë dhe vazhdonim dhe punën njëkohësisht, u rregulluam shumë mirë, por e mira nuk ka fund dhe ajo quhej familja. Gjithmonë kishim atë që kur do komunikonim me prindërit. Në vitin ’98 telefonat nuk ishin në çdo shtëpi, telefonatat ishin të pakta, një herë javë duhet të lije takim që të priste mami të fliste. Kaluan shumë vite, mungesa ishte dhe nga ne goxha se na mungonte ledhatimi i prindërve, por dhe anasjelltas. Me ndihmën e Zotit punuam goxha, u rregulluam. Ishin në rrugë shumë të mirë dhe komunikimi po lehtësohej dita ditës. U hapën dhe vizat më vonë.

Ardit Gjebrea: Erdhën prindërit në Greqi?

Elona: Po erdhi mami edhe babi, vinim dhe ne se rregulluam dokumentet, sikur u lehtësuan pak gjërat po atë mallin që kishim në zemër, gjthmonë e kisha mendjen ahh mamaja ime, se isha dhe fëmijë i parë, më i llastuar. Kaluan vitet, u rrita. Prindërit kishin merakun se kur do të martohet goca. Vija në Shqipëri shkoja, i gjithë fisi “e mirë Elona, po ja s’u martua

Ardit Gjebrea: Sa vjet ishe ti?

Elona: Unë u martova 29-30 vjeç. Babi im vinte shikonte tek puna e thoshte tërë këta çuna që të duan pse nuk e zgjedh një moj Elona që të rregullosh jetën tënde? Erdhi momenti që e kaluam dhe këtë. Unë u njoha me tim shoq që jemi dhe sot bashkë, 14 vjet dhe isha e lumtur shumë.