“Çmendet” shqiptari, pas debatit të ashpër tenton të shtypë me makinë të dashurën në Itali

55
0

Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Itali, pasi ka tentuar të shtypë me makinë të dashurën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Bolzano,ku i riu pas mosmarrëveshjeje me partneren, ka tentuar që të vrasë atë. Sipas medieve italiane, hetimi nisi pasi e reja u përplas nga një makinë përballë një lokali, ndërsa më vonë u zbulua që drejtuesi i mjetit ishte i riu shqiptar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Dyshohet se shqiptari dhe e dashura e tij kanë pasur mosmarrëveshje që mund të kenë çuar atë drejt aktit ekstrem.