Dollari amerikan ka pësuar rënie të ndjeshme në raport me javën që lamë pas pasi është blerë këtë të hënë me 117 lekë dhe është shitur me 118.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Edhe monedha europiane është dobësuar mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me javën e shkuar blihet sot me 116.6 lekë dhe shitet me 117.3 lekë.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim duke pasur edhe ajo një rënie të kuotës këtë fillim jave pasi blihet sot me 117.1 lekë dhe shitet me 118.5 lekë në raport me javën që shkoi.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik ka shënuar edhe ai zbritje të ndejshme të kuotës pasi është blerë sot me 132.2 lekë dhe është shitur me 134 lekë.