Shqiptarja ne Itali ndërron jetë ne gjumë, vajza 4-vjeçare kujtonte se po flinte, priti deri te nesërmen deri sa erdhi tezja..

202
0

Një grua shqiptare, 40-vjeçare, ka ndërruar jetë në gjumë. Ajo që e bën tragjike këtë rast të rëndë është vajza e të ndjerës. 4-vjeçarja ishte në shtëpi vetëm me nënën e saj. Por e vogla nuk e ka vënë re se çfarë ka ndodhur gjatë natës me mamanë e saj dhe ka qëndruar e qetë deri ditën tjetër në mesditë.

Gjithçka është zbuluar kur në shtëpinë e 40-vjeçares ka shkuar motra e saj. Kjo e fundit për shkak se e motra nuk i kishte hapur celularin ishte bërë merak. Nga ana tjetër, vajza 4-vjeçare kishte menduar se e ëma po flinte.

Kjo ngjarje e trishtë ka ndodhur disa ditë më parë në Vigevano të Pavias. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi urgjenca dhe policia. Por nuk mund të bëhej asgjë. Gruaja kishte ndërruar jetë para disa orësh. Autoritetet vlerësuan se shkaku i vdekjes ishte natyral dhe nuk u urdhërua një autopsi.

Ndërsa vajza e vogël është marrë nga tezja, e cila tashmë duhet t’i shpjegojë se fatkeqësisht e ëma nuk po i flinte gjumë, por kishte ndërruar jetë.