Hakerat iranian nxjerrin listën tjetër, ja cfare iu zbulua se fundmi shqiptarëve

157
0

Hakerat iranianë duket se nuk do ndalen duke publikuar here pas here të dhënat e shqiptarëve, duke treguar edhe njëherë se i kanë sulmuar mirë të gjitha sistemet në Shqipëri.

Së fundmi, ata kanë nxjerrë një listë me emrat e mijëra shqiptarëve duke treguar llojin e makinës që ata kanë, targën, kapacitetin, ngjyrën dhe detaje të tjera.

Ka vetëm pak minuta që është publikuar kjo listë në grupin e hakerave në telegram. Çdo ditë, këta të fundit, habisn me listat dhe në të ardhmen pritet që të “godasin” edhe më shumë.

Se kur do i vijë fundi kësaj ende nuk dihet, por një gjë është e sigurt, askush nuk do mbajë përgjegjësi edhe pse “shtetit i kanë rënë pantallonat në tokë”.