Tërmet me magnitudë 5.1 ballë në Itali

99
0

Një tërmet me magnitudë 5.1 eshte regjistruar në zonën e Costa Calabra veriperëndimore (Cosenza).

Lajmi është bërë i ditur nga Ingv, duke nënvizuar se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 286 km dhe ndodhet 78 km në veri-perëndim të Kozencës dhe 88 km në jug të Potenzës. Tërmeti u ndje në orën 22:42 të së hënës 31 tetor pranë Scalea, Arcella, Praia a Mare, Scalea, Tortora. Epiqendra në det. Aktualisht nuk ka raportime për dëme.

Pavarësisht thellësisë së konsiderueshme, tronditja është ndjerë nga popullata. Nuk pati panik, edhe sepse perceptimi i tërmetit në kontinent ishte minimal, por disa njerëz dolën në rrugë. Tërmeti është ndjerë jo vetëm në shumë qendra të bregdetit tirren të Kozencës, por në të gjithë brezin Tirren dhe në disa bashki të rrethit.

“Për momentin nuk janë raportuar dëme në Sallën Operative Rajonale, e cila monitoron situatën në kontakt me kryetarët e bashkive më afër zonës epiqendrore”. Kështu shprehet mbrojtja civile e Kalabrisë.

“Fatmirësisht tërmeti ka ndodhur në një thellësi shumë të lartë, rreth 286 km, kjo ka bërë që efektet në sipërfaqe janë zbutur”, thuhet në shënim. “Thellësia dhe magnituda e madhe bënë që tërmeti të jetë ndjerë në një pjesë të madhe të Rajonit”.