Aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi, ka ardhur për të vizituar Shqipërinë prej disa ditësh.
Belushi ndodhet në Shqipëri pasi do të realizojë një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane.
Së fundmi greu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë një video me aktorin, teksa i mëson të thotë “unë jam shqiptar”.
“BLUES❤️BROTHERS🕶️ Me shqiptaro-amerikanin e madh Jim Belushi, i cili realizoi për ditë me radhë dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery🇦🇱🕶️🇺🇸Channel” shkruan Balla në postimin e tij.