Presidenti Biden ben gafen e rradhes: Amerika ka 54 shtete

56
0

Presidenti Joe Biden bëri një gafë tjetër gjatë një fjalimi në Filadelfi, ku kishte shkuar të mbështeste kandidatin demokrat John Fetterman.

Presidenti 79 vjeçar iu tha të pranishmëve se administrata e tij ka përmirësuar kujdesin shëndetësor për të shtuar se ai kishte udhëtuar në 54 shtete për të ndaluar kompanitë farmaceutike që të rrisin çmimet e barnave.

Shtimi i 4 shteteve është rasti i fundit në një varg të gjatë gafash që ka vijuar të ngrejë shqetësime për shëndetin e Joe Biden, i cili është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Biden ka këmbëngulur se do të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024.