Plane per Fundjave? Ky eshte parashikimi i motit per diten e shtune dhe te diel sipas SHMU

128
0

Sipas SHMU, fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore. Në orët e mëngjesit priet të ketë prezencë të mjegullës kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.