Humbi jetën nga kanceri, miket tregojnë amanetin e fundit të Dorina Kukës

4336
0

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorina Kuka ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin më 29 shtator 2022.

35 vjeçarja nënë e dy fëmijëve nuk arriti t’ia dilte duke lënë pas fëmijët bashkëshortin por dhe shumë njerëz të afërm e miq të saj. Por duke lënë pas dhe mirësi e dashuri e mbi të gjitha një amanet që mikeshat e saj e kanë vënë në vend.

Miket e saj Klodeta Dibra  dhe Elda Luli në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora folën mbi miqësinë me Dorinën dhe amanetet e saj.

Klodeta Dibra: Amanetet e Dorinës mbeten aty në celular. Aty do të mbeten përgjithmonë derisa të paktën për shkollimin e fëmijëve të kem bërë atë që Dorina mua ma la amanet. Në këtë aspekt Dorina vijon e jeton në zemrën time në mendjen time pikërisht se janë fëmijët që kanë nevojë për dashurinë e familjes që nuk do ti mungonte asnjëherë. Por dhe për dashurinë  e miqve të Dorinës për ti dhënë për të kuptuar që nëna e tyre është atje lart por është ende gjallë.

Dashuria e Dorinës për jetën ishte shumë e madhe.

“E donte fort jetën. Ishte gati të rrinte në karrige vetëm të shihte fëmijët që të rriteshin. I jepte forcë mamit të vet. Mos u mërzit. Do të bëhem mirë.  Ishte me tre maska kur shkonte në shkollë. Këtë tre vite jetoi mes luftës.”

Sado në situatë të vështirë që ishte sytë i kishte tek fëmijët, Dorina donte që ata të shkollohen.

“Amanet fëmijët. Madje Dorina më shkruante që paratë që mblidhen të shkojnë për edukimin e fëmijëve.”, rrëfeu mikja e saj.