Dhuna prezente sa herë që luhet derbi i Greqisë, PAOK – Olympiacos.
Edhe kësaj here, kjo ndeshje është ndërprerë për t’u luajtur në një datë tjetër për shkak se ultrasit vendës kanë goditur trajnerin e Olimpiakosit, Oscar Garcia.
Ka qenë pikërisht një rrotë letre që përdorin tifozët, e cila ka përfunduar në fytyrën e trajnerit duke i thyer dhëmbët. Për këtë arsye është shtyrë dhe takimi, ose më saktë anulimi i tij.
Trajneri Garcia menjëherë është transportuar në spital, pasi mësohet se mund t’i jenë thyer dhëmbët.
Ultrasit kanë zbritur në fushë para ndeshjes dhe me një flamur të Bullgarisë në duar. Sipas pamjeve shihet qartë se çfarë gjendje ka mbizotëruar në stadiumin e qytetit të Selanikut.
https://youtu.be/ZKnyTGk2ZcI