Habitet anglezja, 16-vjeçari shqiptar zbret nga gomonia dhe i futet në shtëpi, ja cfarë i kërkon.

1043
0

Një emigrant shqiptar i iku Forcave Kufitare nga Kanali i Doverit dhe hyri në shtëpinë e një fshatareje 59-vjeçare nga Doveri, e i kërkoi të përdorte telefonin e saj celular për të shkuar në Mançester.

Emigranti 16-vjeçar, që besohet të jetë nga Shqipëria, ishte një ndër 30 personat që zbarkoi pa u zbuluar në një plazh pranë Aycliffe, një fshat afër Doverit, pasi gomonia e tyre iu shmang operacionit të udhëhequr nga Marina Mbretërore në Kanal me qëllim ndalimin e shkeljeve të tilla kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai u nis për në Aycliffe dhe arriti në shtëpinë e Sue Doyle, 59 vjeç, një nga fshataret, përmes një dere të pasme që ajo kishte hapur për të nxjerrë qenin e saj.

Ai më pas i kërkoi ta çonte për në Mançester dhe kur ajo refuzoi, ai i kërkoi që të përdorte telefonin e saj celular për të dërguar vendndodhjen e tij dikujt që po e priste për ta çuar në Mançester ose Londër.

Fqinja e saj, Louise Monger, 37 vjeç, tha se ajo hyri me vrap në shtëpi, e gjeti atë në dhomën e gjumit dhe “e kapi nga qafa”. Policia mbërriti dhe oficerët e ndaluan atë në dhomën e gjumit.

”Ishte një adoleshent i frikësuar. Dukej si fëmijë”. Ajo shtoi detaje të incidentit në një faqe komuniteti në Facebook, duke paralajmëruar fshatarët që të “qëndrojnë vigjilentë dhe të mbajnë dyert dhe dritaret të sigurta”.

Zonja Doyle refuzoi të ngrejë akuza dhe policia tha se “nuk është kryer asnjë shkelje”. Emigranti u ndalua nga zyrtarët e emigracionit pasi Grant Shapps, Sekretari i Brendshëm, u njoftua për incidentin.

Nuk dihet se sa emigrantë kanë zbritur në plazh.

Rreth 528 emigrantë në 10 varka arritën në Mbretërinë e Bashkuar të dielën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, duke e çuar totalin në më shumë se 38,000 deri më tani këtë vit.

Pak më shumë se 38,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin këtë vit, duke përfshirë më shumë se 10,000 që nga shtatori. Kjo krahasohet me 28,400 për të gjithë vitin e kaluar./thetelegraph/