Tërmet i forte 6.7 rihter trondit Filipinet (Video)

64
0

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter goditi Filipinet veriore të martën mbrëma, tha Instituti Filipin i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.

Instituti tha se tërmeti, i cili ndodhi në orën 22:59 me orën lokale, goditi në një thellësi prej 28 km, rreth 7 km në veriperëndim të qytetit Tineg të provincës Abra në ishullin kryesor të Luzon.

Tërmeti u ndje edhe në zonat e afërta, duke përfshirë provincën Ilocos Sur dhe qytetin Baguio, tha instituti. Ai tha se tërmeti tektonik do të shkaktojë pasgoditje.