Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë vizitës atje, Rama është pritur nga presidenti Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Gjatë këtij takimi vihet re një detaj, ku edhe në foto shihet se Rama i ka dhuruar presidentit librin e tij të vizatimeve dhe një skulpturë të florinjtë.
Kryeministri zbulon se në këtë takim kanë diskutuar për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.