Vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e premte të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina me shepjtësi deri në 7-10m/s.
Temperaturat parashikohen :
në zona malore 4 deri 22°C
në zona e ulëta 4 deri 27°C në zona bregdetare 11 deri 26°C