“Më i miri në botë”, produkti më i ri i Elon Musk kushton 100 euro

160
0

Elon Musk ka nisur një biznes të ri. Bëhet fjalë për një parfum të quajtur “Burnt Hair” (Flokë të djegur) dhe të cilin ai e përkufizon si “parfumin më të mirë në Tokë”.

Ky parfum kushton rreth 100 euro dhe sipas Musk, janë shitur deri tani rreth 20 000 njësi, që do të thotë se Elon Musk ka fituar më shumë se 2 milionë euro në 3 ditë.

Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar edhe bio-n e tij në Twitter, duke e përshkruar veten si një “shitës parfumesh”.

Parfumi prezantohet në shishe qelqi me ngjyrë të kuqe vere. Parfumi, i cili do të dërgohet te porositësit në tremujorin e parë të vitit 2023, mund të blihet edhe me Doge, një kriptomonedhë që rrjedh nga Bitcoin dhe që mbështetet edhe nga biznesmeni.

Sa i përket aromës, Elon Musk siguron se përdorimi i parfumit të tij është si të afrosh kokën mbi një qiri, por pa djegur flokët. “Përdorimi i parfumit tim është një mënyrë për t’u dalluar nga të tjerët, kudo që të jeni”.