“O Nardi po ça bën mor burrë”, Ilir Meta hap Tik Tok, poston VIDEO me Nard Ndokën

105
0

Kreu i Partisë së Lirisë i është bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetin social të videove Tik Tok. Dje, Berisha njoftoi llogarinë e tij të re, ndërsa sot i është bashkuar dhe Ilir Meta.

“Tiktokulirisë” është llogaria që Meta ka zgjedhur të mos e ketë me emrin e tij, por nën menaxhim. Video e parë që ai ka publikuar është me ish-kolegun deputet Nard Ndoka.

“O Nardi po ça bën mor burrë”, dëgjohet të thotë Ilir Meta, ndërkohë që kreu i demokristianëve lahet në pishinë.

@tiktokulirise O fitore, o s'ka! ✌️🇦🇱 #fyp #albania ♬ original sound – tiktokulirise