SHBA në kaos, hackerat rusë sulmojnë sistemin e aeroporteve

139
0

Disa nga aeroportet më të mëdha në SHBA janë në kaos pasi janë sulmuar kibernetikisht nga forcat ruse.

Ky lajm u bë me dije nga një zyrtar i lartë, ku theksoi se këto sisteme nuk trajtojnë kontrollin e trafikut ajror, komunikimet dhe koordinimin e brendshëm të linjës ajrore, ose sigurinë e transportit.

Sulmet u raportuan fillimisht rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur Autoriteti Portual njoftoi Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës se sistemi i aeroportit LaGuardia ishte goditur. LaGuardia është restauruar, por aeroportet e tjera anembanë vendit janë shënjestruar më pas.

Uebsajtet për Aeroportin Ndërkombëtar Des Moines, Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles (LAX) dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Chicago O’Hare gjthashtu u sulmuan kibernetikisht gjatë mëngjesit të sotëm.

Aeroporti Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta raportoi rreth orës 10:30 të mëngjesit ET se faqja e tij është rikthyer dhe funksionon dhe se “në asnjë moment nuk u ndikuan udhëtimet në aeroport”.

Inxhinierët dhe programuesit po punojnë në mënyrë aktive për të mbyllur dyert e pasme që lejuan sulmet dhe për të mbështetur infrastrukturën kompjuterike më kritike.