Nuk ndalen Hakerat, publikojnë listën me EMRAT e efektivëve të Policisë së Shtetit

48
0

Grupi i hakerave “Homeland Justice” që sulmoi sistemet qeveritare dhe ato të Policisë së Shtetit, ka publikuar dhe katër lista me emrat e efektivëve. Janë rreth 1.000 policë që përfshihen me emër, mbiemër dhe të dhëna të tjera personale.

“Ndoshta njerëzit në këtë listë, janë targeti i ardhshëm. Bëni Kujdes”, thuhet në mesazhin që hakerat kanë ndarë në rrjetin e tyre në aplikacionin Telegram, ndërkohë që nga verifikimet rezulton se ata janë efektivë të Policisë.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve, por kanali ku të dhënat janë ndarë mbetet i njëjti me atë ku janë publikuar më parë emrat e qytetarëve dhe një listë e pretenduar e sistemit MEMEX të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë njoftuar ditë më parë se databaza e shpërndarë në media, e cila pretendohej se ishte databaza e sistemit MEMEX, nuk kishte asnjë lidhje. Madje, sipas autoriteteve, kishte nisur një hetim për këto informacione.