Ky rajon italian do të ju paguajë për ta vizituar

275
0

Ka fshatra në Itali që sheshin shtëpi me çmimin e një filaxhani kafeje, vende që ju paguajnë për të lëvizur atje, ndërsa tani ka një  rajon që do të ju paguajë vetëm për ta vizituar.

Rajoni Friuli Venezia Giulia, në verilindjen e largët të Italisë do të rimbursojë udhëtimet e vizitorëve për të shkuar me tren atje. Nëse kjo nuk mjafton për të ju bërë që të nisni udhëtimin drejt këtij rajoni, do të ju japë gjithashtu një kartë me të cilën mund të hysh falas në muze si dhe transport publik falas.

Për të përfituar nga këto shërbime, duhet të qëndroni të paktën dy netë. Por kjo nuk është një sakrificë e madhe pasi në këtë rajon do të gjeni qytete të lashta të artit, male dhe disa nga plazhet më të mira të Italisë.

Duke filluar nga sot dhe duke vazhduar deri më 31 Maj 2023, PromoTurismoFVG – bordi turistik vendas do të rimbursojë tarifat e trenave vendas për udhëtarët që mbërrijnë në qytetet Trieste dhe Udine dhe në vendpushimet bregdetare të Grado dhe Lignano Sabbiadore.

Trieste është një nga qytetet e mëdha të Italisë Veriore. E aneksuar nga perandoria austro-hungareze, e cila e bëri atë portin e tyre kryesor ajo u kthye në Itali vetëm pas Luftës së Parë Botërore. Kjo do të thotë se ka një kulturë kafeje të stilit vjenez, me pjesë të tëra të qytetit të ndërtuara nga austriakët.

Ndërkultura Udine, gjithashtu pjesë e perandorisë austro-hungareze ka një pakicë sllovene, kështu që do të gjeni tabela të shkruara në të dyja gjuhët. Është një qytet madhështor me vepra nga Caravaggio dhe Tiepolo në kështjellën e tij të kthyer në muze dhe një katedrale që daton në shekullin e 13-të.

Lignano Sabbiadoro është një nga vendpushimet kryesore të plazhit të Adriatikut, i kompletuar me Terrazza a Mare të projektuar në vitin 1969, një skelë në formë flluskë që ngjitet në det.

Për ata që udhëtojnë për në Trieste ose Udine, do të merrni një kartë FVG 48-orëshe për qëndrime dy netësh ose një javore për qëndrime tre ose më shumë ditësh. Kjo lejon hyrje falas në muzetë kryesorë dhe turne me guidë të organizuara nga bordi turistik. Ajo përfshin gjithashtu zbritje për hyrje në pishina apo teatro dhe hyrje falas ose të reduktuar në ekspozita të veçanta, si shfaqja e Banksy në Trieste që zhvillohet nga muaji Nëntor në Prill.