Skip to content

Flitet se do te kandidojë për Kryetar Bashkie në Tiranë? Flet për herë të parë Ilir Alimehmeti: Në momentin e duhur..

    I ftuar ditën e djeshme në Zona Zero me gazetarin Thimi Samarxhiu ka qenë mjeku i njohur Ilir Alimehmeti.

    Mjeku i njohur ka komentuar protestën që është duke u zhvilluar nga ana e pedagogëve por në fund të fjalës së tij ka komentuar edhe fjalët që janë përhapur në rrjet.

    Së fundmi përflitet se mjeku i njohur Alimehmeti do të jetë kandidat për Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

    “Ju jeni duke iu referuar disa burimeve dhe duhet të pyesni burimet e duhura për këtë informacion.

    Tek unë nuk ka ardhur asnjë gazetar që të më pyes dhe ta konfirmoj këtë gjë.

    Me qetësi gjërat duan kohën e vetë, unë nuk besoj në mënyrë absolute tek gjërat e papjekura. Në momentin e duhur dhe kohën e duhur.”– tha Alimehmeti në studio.