Nga Fieri në Gjermani, mjekja tregon historinë e dashurisë me inxhinierin gjerman: Ai nuk eshte romantik por..

45891
0

Aurora Dollenberg është shqiptarja nga Patosi i Fierit, që ka emigruar në Gjermani, ku ka zhvilluar karrierën si mjeke. Atje ajo ka njohur edhe bashkëshortin gjerman, me të cilin ka krijuar familje.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Aurora tregoi fillimet në Gjermani, si u njoh me bashkëshortin dhe marrëdhënien mes tyre.

Unë jam nga Patosi i Fierit dhe vendosa të largohem para 10 vitesh nga Shqipëria. Ka qenë mosha 25-vkeçare. Kam qenë me ëndrra të mëdhaja dhe nga bota nuk kisha parë shumë. Në Gjermani nuk kisha qenë ndonjëherë, për atë kohë ishte diçka shumë e re dhe e frikshme”, tha ajo.

Ndërsa, bashkëshorti i saj, inxhinier, Gotz Dollenberg, i pyetur se si ju duk Aurora për herë të paë, u përgjigj: “Pak e mbingarkuar nga lodhja dhe gjithsesi shumë e dashur. Vura re që kishte nevojë për praninë time. Faktikisht nuk ishte përjashtuar si mundësi, se babai im më ka thënë që do të martohesh me ndonjë spanjolle, apo ndonjë nga jugu se aty ka kaluar fëmijërinë e vetë”.

Sakaq, Aurora shtoi: “Jemi njohur në spital, ai bënte një seminar. Edhe gjatë seminarit ai shpjegonte dhe unë kam pasur shumë qejf fizikën dhe kisha shumë pyetje, por nuk i bëra. Edhe vendosëm të dilnim.

Burri nuk është shumë romantik. Që në momentin e parë, kemi qenë shumë të prerë me njeri-tjetrin. E duam njëri-tjetrin, kemi gjetur shpirtrat binjak”.