Historia e Erit 10-vjeçar që detyrohet të bëjë punë të rënda për të mbajtur familjen (Video)

569
0

Rastet e familjeve që jetojnë në varfëri janë të panumërta në Shqipëri, por rasti i familjes Kume në fshatin Sarasel të Gramshit duket se kalon çdo kufi të minimumit jetik.

Gjashtë pjesëtarët e familjes jetojnë në një banesë të rrënuar, ku ushqimi i përditshëm për ta është buka e thatë dhe uji.

“Hamë përshesh me ujë, bukë thatë… Pa energji elektrike për tre muaj. Nuk kam lekë t’i paguaj. Kam 50 mijë lekë për të paguar”

Varfërinë e tejskajshme e kanë kuptuar edhe fëmijët, e kryesisht djali i madh Eri, i cili është në klasë të katërt e detyrohet të bëjë punë të rënda për të siguruar bukën e gojës.

“Do ta ndihmojmë mamin, s’kemi për të ngrënë. Nuk kemi po mos ndihmuam. Detyrat i bëj jashtë se nuk kam drita, na i kanë prerë se nuk kishim lekë t’i paguanim”.

Të ardhurat e vetme që ka familja është ndihma ekonomike ku me të detyrohet të paguajë autobusin për të dërguar fëmijët në shkollë. / G.Sh