Djali i Presidentit të Ugandës, gjeneral Muhoozi Kainerugaba, i ka ofruar Giorgia Melonit 100 lopë.
Pavarësisht se fillimisht nuk ishte i qartë qëllimi i ofertës që gjenerali i Ugandës i bëri përmes rrjeteve sociale Giorgia Melonit, e cila së shpejti mund të marrë frenat e qeverisë së re duke u bërë kryeministrja e parë femër në Itali, mediat e huaja spekuluan se ofresa e Kainerugaba-s ishte në fakt një propozim per martesë.
Djali i presidentit të Ugandës, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, i presidentes së Fratelli d’Italia 100 lopë Nkore , bagëti të vlefshme të rritura nga një komunitet Bantu në Ugandën jugperëndimore.
“Sa lopë do t’i jepnit kryeministres së ardhshme të Italisë?” pyeti Kainerugaba ndjekësit e tij.
Nuk është e qartë nëse jemi përballur me një mënyrë për t’i bërë homazhe ose për të mbështetur kryeministren e ardhshme, të cilën gjenerali e cilësoi si “të patrembur dhe të sinqertë”, apo është një mënyrë për ta tallur atë në rrjetet sociale.
“Do t’ju jepja menjëherë njëqind lopë Nkore”, shkruan gjenerali. Postimet e tij kanë marrë mijëra “like”, edhe për shkak se profili i gjeneralit, i konsideruar si pasardhës i mundshëm i Museveni, ka më shumë se 580 mijë ndjekës.
Është vetë gjenerali ai që shpjegon në një postim të mëvonshëm në Twitter arsyen e këtij propozimi të pazakontë, duke shpjeguar se një dhuratë e këtij lloji është në kulturën e tij një gjest respekti ndaj gruas dhe një kompliment i thjeshtë, pa kuptime të mëtejshme të dyfishta.
“Për miqtë e mi italianë këto janë lopët Nkore. Lopët më të bukura në tokë. E di qe europianët u japin vajzave që duan lule. Nuk e kuptova kurrë. Në kulturën tone i i japim një vajze lopë “, ka shkruar ai duke publikuar një imazh të bagëtive.
I think some Kenyans (minority) are very jealous about the cows! It doesn't matter, they can't stop Almighty God's plan!!! pic.twitter.com/0aKwqZyMDl
— Muhoozi Kainerugaba (@mkainerugaba) October 3, 2022
For my Italian friends, these are Nkore cows. The most beautiful cows on earth. I know Europeans give girls they like flowers? I have never understood it. In our culture you give a girl you like a cow. pic.twitter.com/8BRR3OJMUg
— Muhoozi Kainerugaba (@mkainerugaba) October 3, 2022