Rama: Shtetet e tjera po i rrisin faturat e energjisë, ne jo, rritëm edhe pagat për t’ju ndihmuar

82
0

Nga Golemi i Kavajës, ku ka qenë për të dorëzuar çelësat e shtëpive të rindërtuara, kryeministri Edi Rama foli edhe për rritjen e çmimit ët energjisë.

Ai tha se vendet e tjera po i rrisin faturat e energjisë elektrike, ndërsa vendi ynë jo, në atë që kryeministri e quajti si një rrugë të guximshme, por edhe të rrezikshme.

Rama shtoi se me rritjen e menjëhershme të pagave që ka hyrë në fuqi dhe që do jetë realitet në arkën e shumë familjeve do të jetë kjo një lehtësi e ndjeshme në krahasim me inflacionin e luftës.

Rama: Vendet e tjera po rrisin faturat, të gjithë keni të njohur e miq në Itali. Mjafton t’i pyesni për stresin që kanë për shkak të rritjes së faturave të energjisë në tërësi. Kosova ka filluar kufizimet e energjisë dhe aplikimin e fashës. Ne po ndjekim një rrugë të guximshme, por edhe të rrezikshme. Për të kaluar rrezikun të gjithë duhet të kontribuojnë.

Sadopak në çdo kohë të ditës të kursehet, aq më shumë e garantojmë këtë rrugë. Kam bindjen se me rritjen e menjëhershme të pagave që ka hyrë në fuqi dhe që do jetë realitet në arkën e shumë familjeve, duke filluar që nga pensioni prapë do jetë kjo një lehtësi e ndjeshme në krahasim me inflacionin e luftës.