Putin shpall aneksimet: Rusia ka 4 rajone të reja. I bën thirrje Ukraines për t’i dhënë fund konfliktit

126
0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kërkoi nga Ukraina që të negociojë për t’i dhënë fund konfliktit, por duke nënvizuar se aneksimi i 4 rajoneve ukrainase është i panegociueshëm.

“Qytetarët e Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Dua që të më dëgjojnë mirë në Kiev, të më dëgjojnë mirë në Perëndim: qytetarët e atyre rajoneve janë qytetarët tanë përgjithmonë”, tha Putin.

Në lidhje me krizën energjetike, Putin tha se nuk e ka fajin Rusia: “Kriza është krijuar për shkak të shumë viteve me politika të gabuara, që kanë nisur shumë përpara operacionit special në Ukrainë. Kapitalizmi nuk është mënyra për të ushqyer popullin”.