Si e lashë Amerikën për Ali Demin!

204
0

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ishte e ftuar një nga ato shqiptaret që përqafon shprehjen “balta më e ëmbël se mjalta. Zonja Elda Rika rrëfeu në Dritare TV jetën e saj dhe si la Shqipërinë për Beverly Hills e si u rikthye sërish në shtëpi, në Shqipëri.

U kthye, por jo vetëm. Erdhi e shoqëruar nga bashkëshorti amerikano-kinez dhe dy vajzat, Eva dhe Vera. Lanë Beverli Hills për Ali Demin!


“Në fakt unë përfundova studimet për bilogji molekulare dhe psikobiologji dhe fillova punë po në universitet. Ishte një ankth shumë i madh sepse të jepej vetëm një vit mundësi punr në Amerikë dhe pastaj duhet të ktheheshe në Shqipëri. Këtë një vit unë duhet të provoja veten dhe nëse u pëlqëja më ofrohej viza e punës ose ndryshe kthehesha në Shqipëri. Dhe unë nuk doja absolutisht të kthehesha. Në atë kohë, më tmerronte ideja që mund të kthehesha në Shqipëri.

Shqipëria në mendjen time ishte ajo që kisha lënë, e 95. Megjithatë më merrte shumë malli sepse ishte shtëpia ime. Për herë të parë, që pas ikjes sime në Amerikë, unë jam kthyer këtu pas 5 vitesh. Ishte frikë sepse shumë studentë që vinin nuk u jepnin më vizën për t’u kthyer e kjo më mbante të bllokuar. U ktheva sërish në Amerikë dhe vazhdova të punoj në universitet. Bilogjia më mbushi shumë mungesa dhe më dha shumë përgjigje por nuk më dha atë më të rëndësishmen:

Çfarë është jeta? Çfarë më përmbush? Dhe këtë e gjeta tek besimi. Kam studiuar për dy vjet teologji dhe kjo më ndihmoi të njihja dhe ndihmoja njerëzit. Në atë kohë punoja si këshiluese në universitet, pra ndihmoja studentët e huaj që e kishin të vështirë të përshtateshin në fillimet e tyre në universitet.

Vitet kaluan dhe rastësisht, kur isha e ftuar për darkë në shtëpinë e një miku aty pranë, takohem me një djalë, i cili njësoj si unë kishte ardhur për vizitë tek miku i tij. Kur më pyeti se nga vija dhe i thashë Shqipëria më pyeti se ku binte ky vend. Kjo pyetje më revoltonte shumë sa herë që më bëhej dhe më vinte habi që nuk ishin mirë në gjeografi.

Davidi kishte ardhur për një konferencë në fakt dhe do rrinte për dy javë në Los Angelos. Më ftoi për kafe dhe ajo kafe solli dhe kafe të tjera dhe pas dy javësh, teksa bënim një shëtitje në Santa Monica më tha se tashmë i duhet të kthehej në Filadelfia. Më tha: “ Doja të të bëja një pyetje sepse nesër unë largohem. A do martohesh me mua?” Dhe unë e humba totalisht nga emocionet, nuke prisja, i thashë po. Pastaj pyesja veten si e bëra unë këtë gjë. Çfarë ndodhi kështu me mua.

Davidi u kthye dhe pas tre muajsh jemi martuar. Ai erdhi në Los Angelos, sepse unë e kisha shumë problem të lëvizja në një vend tjetër brenda Amerikës, dhe i jam shumë mirënjohëse që e bëri këtë gjë. La gjithçka që kishte atje, kishte dhe familjen, dhe erdhi aty, për mua. Prindërit e tij vinin nga Tajvani, i ati kishte ardhur për një doktoraturë në Amerikë dhe kishte sjellë gjithë familjen e tij.

Dhe nuk më ndoqi vetëm në Los Angelos, por edhe Shqipëri. Mua më tmerronte ideja e kthimit, por Dejvid më inkurajoi. Më tha ta provonim të jetonim në Shqipëri për një kohë të shkurtër. Ndërkohë në Los Angelos ishim të dy në punë, kisha sjellë në jetë dhe dy vajzat madje. Evën dhe Verën. Doja emra që të tingëllonin bukur në shqip, këtu, por edhe atje. Davidi është skulptor dhe piktor dhe gjëja interesante ishte se ne ishim kaq të ndryshëm nga formimi. Unë jam shkencor kurse ai pas botës së artit.”, u shpreh ajo në Dritare TV/M.K/dritare.net