Meloni: Do kalojmë ligjin anti-Soros në Parlamentin italian per te mbrojtur vendin

177
0

Kryeministrja e ardhshme e Italisë Giorgia Meloni është udhëheqësja e parë femër e Italisë dhe për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore vendi do të ketë një lider të ekstremit të djathtë.

Giorgia Meloni mbështet sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe ka zbutur retorikën ndaj Evropës.

Ajo përqafon një slogan të vjetër të miratuar nga fashistët “Zoti, atdheu dhe familja”, ajo është shprehur kundër “lobit LGBT” dhe ka bërë thirrje për një bllokadë detare të Libisë për të ndaluar migrimin.

Ne nje video Meloni është përgjigjur komenteve të multimiliarderit amerikan, George Soros.

Kryeministrja e Italisë e quan Soros spekulant që synon të dobësojë sovranitetin e shteteve ku ai vepron, përmes politikave që promovon.

Ne nje video te vitit 2018 ajo shprehet se do të miratojnë një ligj anti-Soros për të mbrojtur kombin.

“Në Itali ka akoma persona që ftojnë të flasë në publik George Soros. Dhe e quajnë filantrop, por po flasim për një spekulant, i cili në vitin 1992 na kushtoi disa miliardë lira për t’u pasuruar. Dhe çfarë do të na mësonte ai? George Soros tani vazhdon duke thënë se ai është i shqetësuar për mënyrën se si votuan italianët dhe ne shpresojmë që në të ardhmen të jetë edhe më shumë. Nëse qeveria bën punën e saj, ashtu siç do, ligji i Vëllezërve të Italisë do të miratohet për të parandaluar njerëz si ai të financojnë organizatat joqeveritare (të njohura edhe si OJQ), të cilat favorizojnë emigracionin e parregullt. Sepse qëllimi që kanë është të dobësojnë sovranitetin, shtetet dhe për të fituar spekulantët. Soros, shpresojmë shumë që të bëhesh merak sepse ne do kalojmë ligjin anti-Soros në Parlament“, u shpreh Meloni.