Arrestimi i mjekut/ Shpërthen mjekja: Përparësja jonë mund të ketë njolla, por..

6395
0

Para dy ditesh bëri bujë lajmi i arrestimit të mjekut Fatmir Mema në spitalin e Traumës, i cili u nxorr prej spitalit me pranga në duar, kamera dhe policë të veshur me antiplumb.

Pas kësaj skene pati reagime të shumta. Të shumtë ishin ata që e quajtën një sfaqje të shëmtuar, pasi policia po godet bluzat e bardha, ndëra kriminelët i bën miq.

Reagime të forta pati edhe nga vetë bluzat e bardha.

Së fundmi, mjekja Lida Shosha ka kërkuar që mjekët të varin përparësen dhe të protestojnë për të drejtat e tyre, si rroga dhe kushtet e punës.

Ajo thotë se policia duhet të hetojë ngjarjet edhe më të rënda pastaj të vijë tek mjeku.

Reagimi i plotë:

●Jam mjek dhe jam krenare për profesionin më sakrifikues e inspirues , në botë. ●Mjekët janë elita, jo kërpërata dhe lolita. ●As ju,as dhe ca palaço tip casa de papel, nuk e çbëni dot figurën e mjekut dhe investimin e tij kolosal, ndër vite. Përparësja jonë mund të ketë njolla,ku çdo qeveri ka fajin e vet, dhe ca prej mjekëve gjithashtu, po përparsja juaj, është katran me bojë.

●Mjekët ta rrëzojnë qeleshen, për 24 orë, mos i detyro të ndërmarin veprime ekstreme, e nese se kanë bër, kanë menduar për të mos boshatisur shërbimin ndaj njerëzve të sëmurë.

●Të varin përparëset e të kërkojnë të drejtat e tyre të merituara ndër vite, si kushte më të mira, paga më të mira, infrastrukturë më të mirë, trajnime e edukime jashtë kufijve te vendit,siguri në punë, emërime meritokracike jo politike e partiake, se sill mjek provincial e vë drejtor në spital terciar, kjo është mjaf, boll më. Hiqni dorë nga filmat me Al Capone, dhe mendoni si të ndihmoni në përmiresimin e shëndetshëm të frymës e performancës shëndetësore në vend.

●Përndryshe, hap selinë e Partisë, mer ndonjë veteriner, e çoban nga Akademia e barinjve, po gjete, të vizitoni popullin shqiptar, me mjete rethanore, më falni spitalore, se këmb mjeku sdo mbes më në kët vend.

●BOLL MË, plas INCENERATORI, BURGOSET DOKTORI. ● O Derman, Po fut dhe ndonjë nga këta hajdutët tenderxhinj miliardiere, se le qymezin e pulave pa plakën, e spitalin pa narkozë.

●As for myself, am proud, to be a doctor, and a good one.