Çfarë po ndodh në Tiranë? Policia aksion në lokalet e kryeqytetit, arrestohen në flagrancë disa persona, detajet..

377
0

Policia në Tiranë ka goditur pesë raste të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Tiranës njofton se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë:  D. K., 43 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”; K. V., 20 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Besim Alla” dhe M. Gj., 32 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht E. K., 28 vjeç, dhe Xh. K., 22 vjeç. Sipas njoftimit, të arrestuarit u kapën në flagrancë duke organizuar baste sportive, ndërsa gjatë kontrollit të një ambienti në rrugën “Belul Hatibi”, në pronësi të shtetasit Xh. K., u konstatuan makineta që shërbejnë për lojëra fati.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë goditur 5 raste të kësaj veprimtarie.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: – D. K., 43 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”;

– K. V., 20 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Besim Alla”; -M. Gj., 32 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. K., 28 vjeç, dhe Xh. K., 22 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasit D. K., K. V., M. Gj., dhe E. K.,  u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive, ndërsa gjatë kontrollit të një ambienti në rrugën “Belul Hatibi”, në pronësi të shtetasit Xh. K., u konstatuan makineta që shërbejnë për lojëra fati”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.